Kushte të forta për marrjen e një arme, Lamallari: Ashpërsohen kriteret

0 335

Kushtet për të marrë leje për të poseduar një armë zjarri, do të ashpërsohen duke filtruar të gjithë qytetarët që kërkojnë një të tillë. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari sqaroi ndryshimet e këtij projektligji, që pritet së shpejti të kalojë për votim në Parlament.

Një kusht i rëndësishëm është mosha e individit, e cila nuk do të jetë më e vogël se 25 vjeç dhe jo më e madhe se 70. Lamallari shton se qytetarët duhet të dorëzojnë edhe arsyen se pse kërkojnë që të mbajnë një armë zjarri. Ata po ashtu do të kenë edhe raportin mjeko-ligjor që vërteton se janë të aftë fizikisht, por edhe nga shëndeti mendor.

Projektligji i ri thekson se qytetarët që janë të dënuar, janë në proces gjyqësor ose ata që janë të skeduar nga policia për sjellje të dhunshme nuk do të marrin leje për armët e zjarrit. Autorizimi për mbajtje arme do të lëshohet nga drejtoritë vendore të policisë së shtetit me afat 5-vjeçar, sipas formatit të miratuar dhe kundrejt pagesës së tarifës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.