Kuvendi i PD e shkarkoi, Alibeaj: Kush s’më njeh, Rithemelimi? E ça pastaj!

0 43

Enkelejd Alibeaj, para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD dha një deklaratë për mediat.

Teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet nga grupi i Rithemelimit dhe se është shkarkuar në Kuvendin e PD , ai pyeti se kush është ky? “Ça ishte ajo, komisioni? E ça pastaj?

Më tej Alibeaj tha: Nuk është ajo çështja kryesore. Grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare dhe ka shumë çështje. Një fitore e vogël e banorëve të Rinasit që patën dhe mbështetjen e deputetëve tanë dhe arritën një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të Komisionit të Posaçëm për të gjithë praktikat korruptive lidhur me investitorë strategjikë. Në pozicionin e kryetarit, kam detyrimin t’i thërras për të dëgjuar të gjithë deputetët, anëtarë të grupit parlamentar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.