Kuvendi miraton marrëveshjen. Gent Sejko zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH

0 176

Kuvendi miratoi sot në seancën plenare çështjet në rendin e ditës, ku ndër më diskutuarat ishte marrëveshja për krijimin e qendre të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.

Kuvendi miratoi sot me vota 110 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”. Po ashtu mësohet se Kuvendi miratoi sot me vota 111 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”.

Bëhet e ditur se me 100 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim u zgjodh Gent Sejko si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndër të tjera sot në seancën plenare u miratua me 77 vota pro, 7 kundër dhe 24 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049 datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995” të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi sot me vota 76 vota pro, 23 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.
Në rend dite ishte dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve”, i cili u miratua me 105 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.