Kuvendi miraton me 100 vota paktin e 5 Qershorit

0 32

Kuvendi i Shqipërisë, miraton marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore me 100 pro. Gjashtë deputetë votuan kundër, 3 abstenuan. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Marrëveshja e 5 Qershorit është ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara pikërisht nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD- LSI. Ajo u arrit falë edhe të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

Kuvendi ka para tashmë një tjetër marrëveshje, atë PS- opozitë parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve si dhe për pragun e ri zgjedhor. Ajo do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siç u miratua edhe marrëveshja e 5 Qershorit sot.

Leave A Reply

Your email address will not be published.