Kuvendi, zyrë biznesi për oligarkët. SPAK të hetojë!

0 466

Miratimi nga Kuvendi për herë të dytë i tre ligjeve të kthyera nga Presidenti Ilir Meta është një nga skandalet më të mëdha të organit më të lartë ligjvënës. Komisionet parlamentare kanë rrëzuar dekretet e Presidentit dhe kanë kaluar sërish në seancë, pa asnjë ndryshim, ligjin për koncesionin e ndërtimit të portit privat në Porto Romano, ligjin për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe ligjin për dhënin me koncesion të shërbimit të pagesave. Mbledhja e komisioneve është bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa njoftuar presidencën për të dërguar përfaqësuesit e saj. Gjithashtu, dekretet kundër këtyre ligjeve janë rrëzuar në mbledhje pa praninë e mediave dhe pa asnjë transparencë.

Me rivotimin e këtyre tre ligjeve nuk kemi vetëm shkelje proceduriale. Ky parlament vepron prej kohësh në ilegalitet dhe ti kërkosh të jetë i hapur për publikun është një mision i pamundur. Problemi më i madh me këto ligje është se asnjë prej rekomandimeve dhe problemeve për shkeljet kushtetuese që ngrinte Presidenti nuk është marrë parasysh. Koncesioni i Porto Romanos ngre një port privat në Shqipëri duke rrezikuar të nxjerrë jashtë funksionit portet shtetërore dhe duke dëmtuar gjithë industrinë detare. Koncesioni i ligjit të pagesave krijon kompani të reja që do të transferojnë para duke rritur mundësinë e kthimit në një skemë për pastrim të parave të fituara nga veprimet kriminale. Ligji i TVSH heq tatimet për produktet e luksit si jahte dhe skafe. Të treja këto nisma nuk kanë pasur një problem ligjor, por dhjetëra shkelje të Kushtetutës, shkelje të ligjeve të vendit dhe kundërshtim me konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria.

Ajo që i bashkon këto ligje është fakti se lidhe me 4-5 emra biznesmenësh të njohur në vend. Jahte nuk mund të blenë gjithë biznesmenët në vend, por vetëm një grusht i vogël. Porti i ri në Durrës është një projekt privat me investitorë të deklaruar. Po ashtu në sektorin e pagesave ka vetëm pak njerëz që operojnë dhe njohin gjithë suktat e tij. Të treja ligjet janë favorizuese ndaj biznesmenëve të veçantë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akt të pastër të vënies së Qeverisë dhe Parlamentit në shërbim të oligarkëve.

Por para se të tu kërkojmë llogari të ashtuquajturave oligarkë, përgjegjësia morale dhe penale mbi qeverinë dhe deputetët. Biznesmenët do shfrytëzojnë gjithmonë njohjet me politikën për investime, problemi është se Qeveria dhe Parlamenti janë ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Deputetët nuk janë në Kuvend për të ngritur vetëm dorën për miratimin e akteve ligjore, por duhet të shohin dhe interesat që fshihen pas tyre. Ligjet në fjalë janë anti kushtetues, por cenojnë direkt parimet e barazisë dhe vjedhin taksat e qytetarëve. Në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me qoka dhe ndere që qeveria u jep klientëve të saj, me një kosto të rëndë për ekonominë e vendit dhe interesat e shqiptarëve. Skandali i tre ligjeve nuk është thjesht një vjedhje më shumë nga buxheti i shtetit. Këto ligje të denoncuara nga Presidentit janë dëshmia e kthimit të Parlamentit në një zyrë biznesi për oligarkët.

Ajo që ka ndodhur shpjegohet shumë thjeshtë. Qeveria dhe kryeministri kanë vendosur të favorizojnë apo ndajnë paratë me një grup biznesmenësh. Këtë gjë nuk e kanë bërë në mënyrë të fshehtë, por kanë sanksionuar vjedhjen dhe korrupsionin me ligj. Deputetët e kanë kaluar këtë vjedhje në Kuvend pa asnjë kundërshtim, madje duke sulmuar edhe Presidentin që u nxori në shesh pazaret. Me këto akte, Rilindja e ka kthyer qeverinë dhe Parlamentin në një zyrë biznesi në shërbim të oligarkëve. Shqipëria ka njohur forma të ndryshme korrupsioni, por korrupsion parlamentar të bërë kaq haptazi në shërbim të oligarkëve nuk ka pasur kurrë më parë. Me që deputetët dhe qeveria nuk e pranojnë korrupsionin dhe kthimin e tyre në agjenci përmbaruese të oligarkëve, duhet që institucionet e reja të drejtësisë të ndërhyjnë për të hetuar dhe ndëshkuar. Jemi para një krimi të pashembullt që i ka kthyer institucionet në sekserë të rëndomtë të oligarkëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Miratimi nga Kuvendi për herë të dytë i tre ligjeve të kthyera nga Presidenti Ilir Meta është një nga skandalet më të mëdha të organit më të lartë ligjvënës. Komisionet parlamentare kanë rrëzuar dekretet dje e Presidentit dhe kanë kaluar sërish në seancë, pa asnjë ndryshim, ligjin për koncesionin e ndërtimit të portit privat në Porto Romano, ligjin për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe ligjin për dhënin me koncesion të shërbimit të pagesave. Mbledhja e komisioneve është bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa njoftuar Presidencën për të dërguar përfaqësuesit e saj. Gjithashtu, dekretet kundër këtyre ligjeve janë rrëzuar në mbledhje pa praninë e mediave dhe pa asnjë transparencë.

Me rivotimin e këtyre tre ligjeve nuk kemi vetëm shkelje proceduriale. Ky parlament vepron prej kohësh në ilegalitet dhe ti kërkosh të jetë i hapur për publikun është një mision i pamundur. Problemi më i madh me këto ligje është se asnjë prej rekomandimeve dhe problemeve për shkeljet kushtetuese që ngrinte Presidenti nuk është marrë parasysh. Koncesioni i Porto Romanos ngre një port privat në Shqipëri duke rrezikuar të nxjerrë jashtë funksionit portet shtetërore dhe duke dëmtuar gjithë industrinë detare. Koncesioni i ligjit të pagesave krijon kompani të reja që do të transferojnë para duke rritur mundësinë e kthimit në një skemë për pastrim të parave të fituara nga veprimet kriminale. Ligji i TVSH heq tatimet për produktet e luksit si jahte dhe skafe. Të treja këto nisma nuk kanë pasur një problem ligjor, por dhjetëra shkelje të Kushtetutës, shkelje të ligjeve të vendit dhe kundërshtim me konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria.

Ajo që i bashkon këto ligje është fakti se lidhe me 4-5 emra biznesmenësh të njohur në vend. Jahte nuk mund të blenë gjithë biznesmenët në vend, por vetëm një grusht i vogël. Porti i ri në Durrës është një projekt privat me investitorë të deklaruar. Po ashtu në sektorin e pagesave ka vetëm pak njerëz që operojnë dhe njohin gjithë suktat e tij. Të treja ligjet janë favorizuese ndaj biznesmenëve të veçantë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akt të pastër të vënies së Qeverisë dhe Parlamentit në shërbim të oligarkëve.

Por para se të tu kërkojmë llogari të ashtuquajturave oligarkë, përgjegjësia morale dhe penale mbi qeverinë dhe deputetët. Biznesmenët do shfrytëzojnë gjithmonë njohjet me politikën për investime, problemi është se Qeveria dhe Parlamenti janë ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Deputetët nuk janë në Kuvend për të ngritur vetëm dorën për miratimin e akteve ligjore, por duhet të shohin dhe interesat që fshihen pas tyre. Ligjet në fjalë janë anti kushtetues, por cenojnë direkt parimet e barazisë dhe vjedhin taksat e qytetarëve. Në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me qoka dhe ndere që qeveria u jep klientëve të saj, me një kosto të rëndë për ekonominë e vendit dhe interesat e shqiptarëve. Skandali i tre ligjeve nuk është thjesht një vjedhje më shumë nga buxheti i shtetit. Këto ligje të denoncuara nga Presidentit janë dëshmia e kthimit të Parlamentit në një zyrë biznesi për oligarkët. Ajo që ka ndodhur shpjegohet shumë thjeshtë. Qeveria dhe kryeministri kanë vendosur të favorizojnë apo ndajnë paratë me një grup biznesmenësh. Këtë gjë nuk e kanë bërë në mënyrë të fshehtë, por kanë sanksionuar vjedhjen dhe korrupsionin me ligj.

Deputetët e kanë kaluar këtë vjedhje në Kuvend pa asnjë kundërshtim, madje duke sulmuar edhe Presidentin që u nxori në shesh pazaret. Me këto akte, Rilindja e ka kthyer qeverinë dhe Parlamentin në një zyrë biznesi në shërbim të oligarkëve. Shqipëria ka njohur forma të ndryshme korrupsioni, por korrupsion parlamentar të bërë kaq haptazi në shërbim të oligarkëve nuk ka pasur kurrë më parë. Me që deputetët dhe qeveria nuk e pranojnë korrupsionin dhe kthimin e tyre në agjenci përmbaruese të oligarkëve, duhet që institucionet e reja të drejtësisë të ndërhyjnë për të hetuar dhe ndëshkuar. Jemi para një krimi të pashembullt që i ka kthyer institucionet në sekserë të rëndomtë të oligarkëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.