Ky popull nuk e kupton Ramën, që po mendon për 50 vitet e ardhshme të Kombit

0 447

Edi Rama, ndonëse i ka marrë të gjitha pushtetet, ndonëse sot doli edhe një projektligj se asnjë nuk mund të ndërtojë në bregdet, edhe në tokën e tij (bile as mund ta shesë) pasi duhet të ndërtojnë në fillim oligarkët; ndonëse ai tha se mund ta grisë edhe Marrëveshjen mes PS-PD-LSI, por Edi Rama duhet kuptuar në pasionin dhe vizionin e tij të madh.

Ai është largpamës, ai po mendon për 50 apo 100 vitet e ardhshme të Shqipërisë, bile edhe të Kosovës. Këtë punën e Kosovës edhe mund t’ja heq paksa një copë “kofshë” me Thaçin e Vuçiçin, por prapë mendon për më larg se ku do të mbërrijë Kosova.

Edi Rama është për drejtues në BE apo edhe në OKB. Ky popull nuk e meriton, Atë! Ose me saktë Ai nuk e meriton këtë popull, që ndonëse pa bukë, pa punë, pa të ardhme; prapë se prapë duhet që populli ta dëgjojë Edi Ramën. Realisht Rama ka një ide për zhvillimin e vendit. Mund të vonojnë reformat e tij, edhe 10 vite apo 20 vite, por dikur ama do realizohen.

Edhe Piramidat e Egjiptit, faraonët, i bënë për qindra e qindra vite. Ato mbeten pas 3 apo 4 mijë vitesh. Ndaj edhe Edi Rama po mendon për shekujt e ardhshëm, kështu që populli nuk duhet të mërzitet, të mos bëj zë, por ta dojë Udhëheqësin.

Pas 100 vitesh në Surrel brezat do shkojnë të vizitojnë “Piramidën”, ku Ramsi, sipas Arian Çanit, ndërtoi Shqipërinë. Mos ia prishin planet, Edi Ramës! Ai është për brezat e ardhshëm. Për tani mos hani e mos bëni dëngla!

Leave A Reply

Your email address will not be published.