Lajm i keq për plazhistët, zonat ku do të ketë reshje shiu

0 26

Edhe pse jemi në gusht, reshjet e shiut nuk janë larguar nga vendi. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites në zonat e ulëta dhe malore do të ketë mot të kthjellët. Në veri dhe juglindje të vendit gjatë pasdites do të ketë reshje shiu. Sot temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 35 gradë.

Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.