Lamtumira për Bujar Nishanin, Berisha homazhe me bashkëshorten

0 29

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ngushëlloi familjen e ish-presidentit të vendit.

Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Po kështu në homazhe kanë marrë pjesë dhe personalitete të shumta, ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nisi në orën 10:00 në Presidencë dhe përfundon në orën 12:00.

Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.