Lamtumirë dimër, Osmani: Në fundjavë temperaturat kalojnë edhe mbi 20 °C

0 78

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive. Gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur.

Meteorologu Hakil Osmani, thotë se duke filluar nga dita e sotme do të kemi një rritje të temperaturave të cilat deri ditën e premte do të arrijnë në 20 gradë celsius. Në fundjavë sipas Osmanit do të kemi një rënie të lehtë të vlerave por në krahasim me temperaturat tipike të muajit shkurt ato do të jenë të larta.

”Në ditët në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave me 1 gradë celsius të vlerave termike duke bërë që deri të premte maksimumet të shkojnë 20 gradë. Gjatë fundjavës do të kemi një rënie të lehtë të vlerave, por sërish mbeten të larta 18-19 gradë celsius në ultësirën perëndimore”,-tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.