Lefter Maliqi, Ramës: Peshkaqeni me peshqit e mëdhenj në qeveri, kërkon mandat të 3-të, për ti shpëtuar burgut

0 317

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e tretë, për ti shpëtuar burgut. Përmes një postimi në facebook, ndër të tjera ai nënvizon se Rama kërkon që të komandojë Reformën në Drejtësi. ”Nuk del java për ti numëruar të këqijat që i ka bërë vendit ky Kryemafioz Rilindas, ndaj dhe shfrytëzojmë edhe të Dielën. Nuk mund të rrija pa reaguar për cinizmin e radhës të gënjeshtarit dhe arrogantit më të madh që ka njohur kjo Tokë. Foli dje për mandatin e tretë si garanci që Reforma në Drejtësi të funksionojë. Po kush je TI o Kryemafioz që do të komandosh Reformën në Drejtësi?!”, shkruan mes të tjerash Maliqi në postimin e tij.

Postimi i plotë i deputetit Lefter Maliqi:

Peshkaqeni me peshqit e mëdhenj në qeveri, kërkon mandat të 3-të, për ti shpëtuar burgut. Të dashur miq! Nuk del java për ti numëruar të këqijat që i ka bërë vendit ky Kryemafioz Rilindas, ndaj dhe shfrytëzojmë edhe të Dielën. Nuk mund të rrija pa reaguar për cinizmin e radhës të gënjeshtarit dhe arrogantit më të madh që ka njohur kjo Tokë.

Foli dje për mandatin e tretë si garanci që Reforma në Drejtësi të funksionojë. Po kush je TI o Kryemafioz që do të komandosh Reformën në Drejtësi? Pushteti ekzekutiv duhet ti mbajë duart larg nga sistemi i Drejtësisë, se pastaj quhet i kapur, o i KAPUR e i marrë PENG. Çmenduria jote arrin deri aty sa përveçse je autori kryesor i skandaleve, edhe i promovon ato me karshillëk.

Nëse ka një njeri, me të cilin Drejtësia e Re duhet të nisë punën, ai je TI o Kryemafioz. Je TI që duhet të hysh i pari në ato burgje që paske rindërtuar, por që harron se si i ke katandisur, me drejtues të korruptuar, të kriminalizuar, deri në atë pikë, sa e kanë kthyer Zyrën e Shtetit në skenë mode dhe seksi.

Flet për ata, që në ëndrrat e tua plot makthe, paskan marrë peng Gjykatat dhe Prokuroritë, kur TI o Kryemafioz ke lënë vendin prej vitesh pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Si mund ta zësh në gojë TI fjalën ‘peng’, kur je i vetmi i marrë PENG, dhe ke marrë PENG gjithë Shqipërinë për 8 vite. Si nuk ke TURP që del nëpër Shqipëri dhe bën akoma premtime për punë e projekte, që të kanë mbetur vetëm në ‘3D’ e ‘3P’?!

Se si ke qeverisur TI o Kryemafioz, e reflekton eskorta kilometrike që të shoqëron kudo ku shkon. Sa herë që shqiptarët të shohin e të dëgjojnë, i duket shumë larg 25 Prilli. Por për TY o Kryemafioz është shumë afër, kështu që mos humb kohë, fillo dhe bli bojëra për të zhgarravitur muret e bunkerit të Surrelit, kur të ngujohesh në 26 Prill e në vazhdim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.