Legalizimi i kanabisit për mjekësi, ish-kreu i Policisë: Nuk kontrollohet

0 328

Ekspertët e sigurisë janë skeptik për sa i përket procesit të paralajmëruar nga kryeministri Rama për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, thotë se nuk është koha dhe kushtet që Shqipëria të legalizojë kanabisin për shkak të angazhimit të policisë për Covid-19.

Për më tepër, Hajdarmataj thekson se ushtrimi i kultivimit të kanabisit nga disa individë mund ti hapë rrugë trafikimit të paligjshëm duke shfrytëzuar licencat e tyre. ”U krijohet mundësi disa njerëzve për tu licencuar, për të kryer këtë lloj aktiviteti”.

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, nënvizon se idea e hedhur nga Rama në këtë kohë bëhet për të testuar reagimin publik si dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e pandemisë. ”Ideja hidhet në opinionin publik që edhe të shikohen reagimet e opinionit publik, për të parë sesi dhe qysh opinioni publik shqiptar e përqas këtë lloj ideje”.

Kreu i qeverisë, Edi Rama së fundmi hodhi idenë e kultivimit për arsye mjekësore ndaj është konsultuar dhe me Bashkimin Evropian. Këta të fundit mohuan të kenë diskutuar draftin e paralajmëruar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.