Lehtësimi i masave, Manastirliu: Të rrisim vigjilencën

0 323

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në prani të ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, tha ndihma e BE do të fuqizojë akoma më tej stafet mjekësore në luftë kundër Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për Shqipërinë. “Bashkimi Europian tregoi edhe një herë vlerat e solidaritetit që janë në zemër të tij. Mbështetja që na vjen nga Bashkimi Europian, nëpërmjet fazës së parë të lëvrimit të grandit prej 4 milio euro, nëpërmjet kësaj dërgese të pare, fuqizon akoma më shumë stafet tona mjekësore në luftë dhe në përballje me COVID19, nëpërmjet materialeve të mbrojtjes personale, siç janë syzet, helmetat, maskat, të cilat janë shumë të rëndësishme, për të patur një personel shëndetësor të mbrojtur”.

Ministrja e Shëndetësisë tha se duhet rritur vigjilenca pavarësisht se jemi në një moment ku ka filluar një lehtësim i masave shtrënguese. ”Jemi me të vërtetë sot në një moment ku kemi filluar të mendojmë për hapje të kujdesshme dhe shumë të ngadaltë të masave shtrënguese. Tani është më e rëndësishme se kurrë për të rritur vigjilencën, për të rritur masat mbrojtëse të mjeteve personale për gjithë personelin tonë shëndetësor”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.