Liderët e BE dhe të Ballkanit mblidhen për foto pas samitit, krah kujt qëndron Rama

0 28

Liderët e unionit dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për një foto pas Samitit të BE-së në Bruksel.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, duket edhe kryeministri Edi Rama, i cili në të djathtën e tij ka kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa në të majtën ka homologun bullgar Kiril Petkov.

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ndërkaq edhe kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter pas mbarimit të samitit në Bruksel, ku angazhohet se “do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një zbatim i këndshëm…

Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur!

Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.