Liga e Futbollit: Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit, bojkoti vazhdon

0 311

Këtë të hënë, në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua mbledhja e Ligës Profesioniste në lidhje me bllokimin e futbollit. Prezent ishte edhe Fidel Ylli, deputet dhe i autorizuari nga kryeministri Edi Rama për të negociuar në lidhje me katër kërkesat e parashtruara nga Liga dhe përfundimin e bojkotit.

Fidel Ylli u shpreh se pretendohet që kampionati të nisë javën e ardhshme, megjithatë mbetet të shihet, pasi presidenti i Ligës së Kategorisë Superiore, Edvin Libohova ka një tjetër qëndrim. Ai deklaron se bojkoti do të vazhdojë, por përshëndet vullnetin e qeverisë për të plotësuar kërkesat.

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, u shpreh Libohova.

Leave A Reply

Your email address will not be published.