Ligjet kalojnë kandidaturën e Begajt për president, do votohet në Parlament

0 32

Komisioni i Ligjeve ka kaluar me votat e socialistëve kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, duke çuar kështu emrin e tij në Parlament.

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 18:00 për ta votuar.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve votuan kundër kandidaturës së Begajt për president ndërsa ato të mazhorancës pro.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se kandidatura e Bajram Begajt si president ishte antikushtetuese, pasi sipas tij, një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë për një post tjetër.

Këtë fakt e kundërshtoi mazhoranca, të cilët thanë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta kishte firmosur sot dekretin për lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, dhe se dekreti hynte në fuqi menjëherë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.