Ligji për armët, kategoritë që përjashtohen për armëmbajtje

0 296

Komisioni i Sigurisë ka miratuar projektligjin e armëve. Një nga ndryshimet në projektligj është ai i ndalimit të marrjes së lejes për armë zjarri për të gjithë personat nën 25-vjeç.

Janë përjashtuar nga përdorimi i armëve edhe personat mbi 70-vjeç. Por neni 38 i këtij projektligji sqaron se autorizimet për mbajtje arme, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, për personat mbi 70 vjeç, janë të vlefshme deri në përfundimin e afatit të përcaktuar.

Personat e dënuar si dhe individët e skeduar për akte dhune nuk kanë të drejtë të pajisen me leje për të marrë në përdorim armë zjarri. Autorizimi lëshohet nga drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit me afat 5-vjeçar, sipas formatit të miratuar dhe kundrejt pagesës së tarifës.

Me ndryshimet ligjore, ndalohet mbajtja me leje dhe pa leje, përveç ushtrisë dhe policise e armëve të zjarrit automatike, që mbushen automatikisht sa herë që shkrepet fisheku. Ndërsa personat fizikë për nevoja të sigurisë së tyre kanë të drejtë të pajisen vetëm me një armë zjarri të shkurtër gjysmëautomatike dhe me 50 fishekë për armë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.