Liverpool fiton Superkupën dhe ngjitet në majën e futbollit anglez, Manchester City përkulet para djemve të Klopp

0 59

Liverpool është fituese e Superkupës së Anglisë, pasi mundi 3-1 Manchester Cityn në King Power Stadium. Të kuqtë treguan se do kërkonin trofeun që në minutat e para, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Ekipi i Klopp shpërblehet me gol në minutën e 21-të. Arnold, edhe pse nuk është një sulmues bën gjithçka mirë, pasi gjuajtja e tij nga distanca përfundon në rrjetë.“Qytetarët” ia dalin të barazojnë vetëm në minutën e 70-të me Alvarez.

Goli që do vlente shumë për Liverpool do vinte në minutën e 83-të. Salah merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e shndërron në gol. Në limite ka kohë edhe për Nunez që çon në festë tifozët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.