Lleshaj-kriminelëve: Bëni vila e makina luksoze me lekët e krimit, në fund i merr shteti

0 56

Në një kohë që krimi në vend është rritur dhe vrasjet në 6 muaj janë në shifra të larta, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga Apolonia ka vënë theksin se krimi në Shqipëri ka pësuar ulje, teksa ka theksuar se grupet kriminale në Shqipëri janë fuqizuar shumë prej kanabisit, e ndërsa ka pasur edhe një mesazh për bandat kriminale.

”Bëni çfarë të doni, nëse jua ka marrë Zoti mend por dijeni se paratë do ju merren një ditë. Krimi nuk mund të jetë një biznes dhe duke përcjellë këtë mesazh besoj që do të kontribuohet në parandalimin e mëtejshëm të krimit, sepse në këtë rrugë ne mund t;ju japim të rinjve dhe të reja që nuk ia vlen. Mund ta bësh një vilë nesër në rrugë kriminale, por rreziku që të ta marrin është shumë i lartë. Do i bëjmë shkolla, komisariate, qendra sociale, tani jemi në një lloj vështirësie të administrimit të tyre. Besoj fort që nëpërmjet këtij procesi, mesazhi që do përcillet do të jetë i fortë dhe i qartë për të rinjtë e këtij vendi kur të shohin se çdo të ndodh me jahtin, biznesin, e tjetrit. Krimi ka avancë të përkohshme, por garën e fiton shteti. Shteti nuk lodhen kurrë, nuk i mbarojnë kurrë njerëzit, paratë, nuk është rrugë ajo që të rinjtë shpesh herë joshen ku aktorët e mëdhenj publik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.