Lojë e rrezikshme e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore

0 347

Opozita parlamentare ose “opozita e blerë” ka propozuar sot, si pjesë të reformës elektorale, heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Një kërkesë e tillë nuk ka lidhje me listat e hapura apo me sistemin, por është një porosi e Edi Ramës për të mos lejuar bashkimin e opozitës reale, ku sondazhet tregojnë se opozita e bashkuar fiton mbi 70 % të votave. Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot këtë skemë të Edi Ramës për të mos lejuar krijimin e koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se pengimi i koalicioneve është tentativa e dytë e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet.

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve! Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit qe i ka të punësuar, duke i shitur si “komisionerë të depolitizuar”. I ngeci sharra në gozhdë! Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar! Kërkon të ndryshoje Kushtetutën për të hequr koalicionet !!! Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. në derë të xhamisë!”,- shprehet Alibeaj.

Alibeaj ka publikuar dhe propozimin e së ashtuquajturës opozitë parlamentare, e cila ndryshe nga sa thotë se ka hallin e listave të hapura, në fakt kërkon që të mos lejohen koalicionet, duke i shërbyer kryeministrit Rama. Çështja e koalicioneve nuk është as kërkesë e OSBE/ODIHR dhe as ndonjë shqetësim për cilësinë e zgjedhjeve. Është vetëm një propozim që i duhet PS-së, pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i opozitës së bashkuar është në fitore të sigurtë.

Pra e nxori kokën loja “parimore” e deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët na hiqen sikur digjen për “listat e hapura”, porse hallin e kanë të votojnë prapaskenat e Edi Ramës, i cili po përdor gjoja opozitën parlamentare që të mundësojë vjedhjen e zgjedhjen. Nëse ky propozim i PS-së me anë të deputetëve anonimë do të kalojë në Kuvend, çështja e reformës zgjedhore kthehet në pikën zero, pasi nuk ka më marrëveshje. Opozitës reale nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të kërkojë rrëzimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe do ta bëjë nëse guxon Rilindja ta miratojë me deputetët e blerë të “opozitës” parlamentare këtë ndryshim kushtetues për interesa të PS.

Leave A Reply

Your email address will not be published.