LSI: 12 pyetje për ministren Shahini, në 40 shkolla nuk do të rinis mësimi

0 20

Nga selia e LSI-së, ish-deputetja Nora Malaj, foli për procesin mësimor. Teksa tha se në rang vendi, në 40 shkolla nuk do të rinis mësimi më datë 9 dhjetor, bëri të ditur edhe 12 pyetjet e LSI-së për Ministren e Arsimit, Besa Shahini. Ish-deputetja shtoi se për herë të parë po përballemi me indiferencën dhe paaftësinë e Ministrisë. Malaj tha se mosmarrja e masave ka vënë në pikëpyetje garancinë e shtetit për sigurinë e fëmijëve në zonën e Buqbit, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. ”Nëse 21 shtatori kaloi pa asnjë raportim publik, monitorues dhe të hollësishëm për institucionet arsimore të prekura nga tërmeti dhe rrezikun që buronte prej tyre, tërmeti i datës 26 nëntor, tregoi dhe nxorri zbuluar se çfarë po bëhet me abuzimin në ndërtimin e shkollave e kopshteve”.

Deklarata e plotë

Lajmi i mirë se më datën 9 dhjetor, do të rinisë mësimi edhe në qarqet e Durrësit dhe Tiranës, kërkohet një përgjegjësi maksimale, nga institucioni i Ministrisë së Arsimit, shtetit dhe të gjithë shoqërisë , pasi garancia dhe siguria e jetës së fëmijëve duhet të jetë e para, ndaj trasparenca për fillimin e procesit të mësimit, munguar deri më sot, duhet të jetë në shkallën maksimale. Sipas informacioneve paraprake të pakta dhënë nga Ministria e Arsimit rreth dyzet shkolla në rang vendi, shumica në Durrës, Tiranë e Krujë, nuk do të rinisin procesin mësimor, pas dëmtimeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Duke ju risjellë në vemendjen tuaj faktin që pas tërmetit, më 21 shtator, indiferenca totale e institucioneve përgjegjëse dhe mostransparenca, bëri që një pjesë e institucioneve arsimore të lëna pa vëzhgim dhe jashtë vëmendjes, të rrezikonin shembjen e një pjese të godinave të sistemit arsimor, më datën 9 dhjetor, nxënësit në Shkollën e Bubqit, nuk do të kenë fatin të shkojnë dot në këtë shkollë, si rezultat i shembjes, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Fatkeqësisht, sot, për herë të parë përballemi me një fenomen që kurrë më parë as e kemi e parë dhe as e kishim dëgjuar. Indiferenca dhe paaftësia, PËR MOSINSPEKTIMIN QË MASR DUHET TË BËNTE në këtë shkollë, sot prodhoi shembjen e shkollës, e cila, ka vënë në pikëpyetje garancinë e shtetit për sigurinë e fëmijëve në zonën e Buqbit, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Situatë të ngjashme kanë pësuar shkollat “Sami Frashëri”, “Musine Kokalari”, “Emin Duraku”, të cilat janë në zemër të Tiranës. Natyrshëm, duke mos pasur transparencë dhe informacionin e duhur, vjen pyetja, tani që shkolla do rinisë, si do të sigurohen prindërit për garancinë dhe mbarëvatjen e fëmijëve, kur më datën 21 shtator të 2019, Minstria e Arsimit, nuk mori asnjë iniciativë, nuk komunikoi asnjë informacion, nuk nxorri asnjë urdhër e nuk kërkoi asnjë informacion nga bashkitë e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Fushë-Krujës, për dëmet që kishte shkatuar tërmeti i 21 shtatorit, për të garatuar sigurinë maksimale dhe përgjegjësinë që ka shteti për jetën e fëmijëve dhe nxënësve?

Nëse 21 shtatori kaloi pa asnjë raportim publik, monitorues dhe të hollësishëm për institucionet arsimore të prekura nga tërmeti dhe rrezikun që buronte prej tyre, tërmeti i datës 26 nëntor, tregoi dhe nxorri zbuluar se çfarë po bëhet me abuzimin në ndërtimin e shkollave e kopshteve.

Pyetjet që i shtrohen në këtë prag fillimi të procesit mësimor institucionit të Ministrisë së Arsimit janë:

1. A është bërë verifikimi, vlerësimi dhe a është hartuar nga grupi i ekspertëve, lista e të gjitha kopshteve dhe shkollave publike dhe jopublike, të cilat janë prekur nga tërmeti, por edhe ato që nuk janë prekur, që janë të sigurta, sipas parametrave tekniko- inxhinierik, për fillimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, në drejtim të godinave, të standartit të tyre të mirëmbajtjes dhe të funksionimit të tyre edhe pasisjes se tyre me shkallët e emergjencës, në rast rreziku?

2. Ndonëse thuhen se janë 30 numri i shkollave dhe mjediseve të dala jashtë përdorimit, ende nuk janë bërë të ditur, cilat janë shkollat, me emra dhe vendndodhje, sa është dëmi i tyre dhe si do të veprohet, në ditët në vazhdim, për riparimin e tyre dhe kur parashikohet koha që do të kthehen në gjendje funksionale?

3. Minsitria e Arsimit ende nuk ka nxjerrë emrat dhe listën e kopshteve apo çerdheve publike dhe jo publike, që kanë pësuar dëme, të cilat nuk mund të jenë pjesë e rifillimit të aktivitetit të tyre. Si do të operohet me fëmijët që kanë zhvilluar mësimin në këto mjedise, për vijimin e procesit mësimor?

4. Cili është plani, nëse ka, i hartuar nga Ministria e Arsimit për koordiminim dhe për vijimin e procesit mësimor për fëmijët dhe nxënësit, që rezultojnë pa qendra të banuara dhe janë vendosur në qendra pritëse, si hoteleritë, çadra, apo mjedise të tjera, në qytete të tjera, për mbarëvajtjen e mësimit? Si do të veprohet për zhvendosjen e fëmijëve nga mjedisi ku janë akomoduar në drejtim të shkollës dhe kopshteve dhe anasjelltas? Po për ato që nuk janë pranë qendrave të banuara, po që gjenden në qytete të tjera?

5. Cili do të jetë intinerari dhe cilat do të jenë mjetet që do t’i shoqërojnë këta fëmijë për në shkolla dhe kopshte, kush do të paguajë shpenzimet dhe si do të procedohet për ata fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe e kanë të pamundur lëvizjen nëpër shkolla, në këtë situatë?

6. Si do të operohet, nëse minsitria ka hartuar një plan veprimi, për fëmijët që janë më të traumatizuar, me pos trauma, dhe cilat janë mekanizmat që do të ndihmojë mbarëvajtjen e procesit që të mos krijohen situata kaotike, pasigurie dhe njëkohësishtë situata të pamenaxhuara ?

7. A e ka mbledhur Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Këshillin Kombëtar të Prindërve, për t’ua bërë me dije të gjithë planveprimin e vijimit të procesit shkollor dhe mbarëvajtjen e tij, në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të koordinuar veprimtarinë me prindërit dhe komunitetin, për sigurinë dhe garancinë e jetës së fëmijëve gjatë dhe pas procesit mësimor, si detyrim ligjor dhe si mënyrë për të monitoruar mbarëvajtjen e situatës post traumatike?

8. A ka trajnuar mësuesit gjatë kësaj periudhe, për mënyrën sesi do të menaxhohet pas trauma, nëpërmjet specialistëve të fushës dhe ekspertë, stafin pedagogjik, për mekanizmat e mbrojtjes dhe mënyrën sesi të sillen me nxënësit dhe fëmijët pas situatës së kaluar nga tërmeti, për të krijuar një atmosferë pozitive dhe për të çliruar ato kategori fëmijësh, të cilët në raste të caktuara mund të kenë sjellje të veçanta, si rezultat i post traumas që kanë kaluar?

9. A është e përgatitur Minsitria e Arsimit dhe institucionet arsimore për të rritur prezencën e psikologëve dhe punonjësve socialë, vullnetarëve, në menaxhimin në javët e para dhe muajve në vijim, për grupet e fëmijëve, apo nxënësve të cilët kanë nevoja bazike, në menaxhimin e procesit mësimor dhe atë jetësor, për të mos shkaktuar trauma dhe për të menaxhuar raste të ndryshme?

10. Si do të koordinojë ajo punën dhe cilat do të jenë institucionet që do ta monitorojnë këtë proces në vijimësi, dhe si do të operohet për trasparencën e plotë të saj, si një nevojë dhe e drejtë kushtetuese për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe siguri për fëmijët, mësuesit dhe prindërit?

11. 4800 nxënës të prekur nga ky tërmet kanë shtëpi të pabanueshme. 620 mësues kanë situatë të ngjashme. Pyetja që vijon është, a janë siguruar librat falas dhe mjetet didaktike që këta fëmijë apo të rinj të mos jenë në vështirësi? Si do të vijohet procesi mësimor që këta fëmijë të jenë të garantuar, për mbarëveajtjen e tyre, dhe të mos pësuar trauma si në aspektin emocinal dhe atë material, në mënyrë që për ta shteti të dalë garant?

12. A është përgatitur plani për realizimin e programit mësimor, në mënyrë, që nxënësit të mos humbasin temat mësimore, por edhe të mos ngarkohen dhe krijohet gjendje ankthi, stresi, për t’iu kthyer normalitetit, pa sforcime dhe me standard?

Së fundi, gjithkush nga ne për fëmijët do të bënte çdo gjë. Ajo që duhet të jetë detyra dhe përgjegjësia e institucioneve të qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe të Financave, për sistemin e arsimit parauniversitar dhe atë profesional është domosdoshmëria e bërjes së trasparencës dhe publikimit menjëhershëm, të listës së shkollave që janë kolauduar nga specialistët dhe raportet përfundimtare për garancinë dhe sigurinë e tyre, si mjedise brenda standardeve, bërjen publike të koordinimit të veprimeve dhe planit kombëtar të menaxhimit të procesit mësimor, shpërndarjen e librave falas dhe mjeteve mësimore me pagesë 100 për qind nga shteti, grancinë për mbarëvajtjen në shkollë dhe në mjedise ku do të zhvillohet procesi mësimor, me mjete të vendosura dhe të kontrolluara nga shteti, programe të dedikuara dhe trasparencë e plotë me prindërit, koordinim dhe monitorim nga ana e Këshillit Kombëtar të Prindërve, për të gjithë procesin dhe krijimin e qendrave të këshillimit pranë institucioneve të arsimit për të garantuar sigurinë dhe mbarëvatjen e plotë të fëmijëve në procesin e mësimit.

Sot, më shumë se kurrë nevojtet përgatitja e një plani veprimi, me statistika të qarta, me mekanizma trasparentë, për t’iu dhënë garanci dhe siguri prindërve dhe shoqërisë, për një proces të dedikuar dhe të garantuar për sigurinë e fëmijëve tanë. Është detyrë e të gjithë shoqërisë, pa përjashtim , që t’i kthejmë buzëqeshjen, qetësinë, ëndrrat dhe normalitetin fëmijeve tanë. Sot nuk ka kohë për show, por për punë të mira që bëhen me dashuri, dhe investim të dedikuar për të kaluar këtë situatë pastraumatike që ka mbërthyer shoqërinë tonë. Godinat ndërtohen, muret dhe pallatet pas shembjes ngrihen, por jeta e fëmijëve dhe adoleshentëve, nuk zhbëhet, nëse nuk investojmë tani, së bashku, të gjithë, pa dallim, sa nuk është vonë. Të parët janë femijët, rinia dhe e ardhmja e tyre . Ndaj sot më shumë se në çdo kohë kërkohet trasparencë, si një e drejtë kushtetuese dhe detyrim ligjor që e kanë organet e institucionet përgjegjëse dhe vetë shteti, për garancinë e jetës së fëmijëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.