”LSI për skrap”, Malaj: Gjuha tregon frikën e madhe që e ka zënë Ramën

0 273

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ”çuarja për skrap e LSI-së ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Lulzim Basha”. Sipas saj, gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë kreun e qeverisë.

”Nuk dua të merrem me të, pasi është njeri në ikje. Për të ka nisur numërimi mbrapsht. LSI është aset kombëtar, si çdo forcë politike në Shqipëri. Mendon që Shqipërinë e ka në dorën e tij dhe gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë. Kryeministri ka frikë me përballjen reale që do të ketë kësaj radhe, pasi ai është në atë karrige me skema që të kujtojnë veprat shekspiriane. LSI-ja ia dha shansin këtij njeriu të bëhej burrë shteti, por që nuk u bë kurrë. Edi Rama, siç hyri në PS pa garë dhe me skema për të eliminuar kundërshtarët potencialë, ashtu siç mori pushtetin, tani është kthyer në një model të shëmtuar të diktatorëve të vendeve lindore dhe i ka humbur shpresën shqiptarit”, deklaroi Malaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.