LSI: Raporti i Venecias, goditja e 3-të përfundimtare për Ramën

0 304

Për LSI-në, Komisioni i Venecias konfimoi se “Presidenti i Republikës në të gjithë veprimet e tij, ka zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe çdo vendim për shkarkimin e tij ishte thjeshtë dhe vetëm një tentativë rilindase për të shantazhuar dhe kapur institucionin e Presidentit të Republikës”.

Nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili, tha se Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës I cili ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj.

”Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri”.

Më tej LSI nxit SPAK të mos vonojë por të procedojë penalisht Ardian Dvoranin. ”Tanimë, ndryshe nga pretendimet vërtetë qesharake, mjerane, alla Balla, të tipit Balla, sot SPAK-u, i cili ka në dorë dosjen e Dvoranit e ka të provuar 100% fajësinë e tij dhe nuk ka më asnjë arsye të vonojë dhe të ndalet për të proceduar penalisht këtë person që ka shpërdoruar në mënyrën më të rrezikshme detyrën dhe institucionin e tij në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, e njëherazi ka evidentuar ai me veprimet e tij, por edhe Venecia sqaron qartë, rolin aktiv shumë të gabuar, antikushtetues të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u bë pjesë e këtij skenari me veprimet e tij, me refuzimin e bashkëpunimit dhe desktruktivitetin e tij, së bashku dhe me pjesën e Ministrisë së Drejtësisë”.

Vasili nënvizon se raporti i Venecias është goditja e tretë që mori Rama. ”Venecia ka qenë sigurisht goditja e 3-të përfundimtare pas 3 momenteve të jashtëzakonshme. Pas raportit të ODIHR për votimet e 2019 i cili bëri skanerin e një shteti inegzistent dhe antiligjor. Pas 15 kushteve që i vendosën vulën qeverisjes kriminale në Shqipëri dhe Venecia e cila i vendosi vulën shpartallimit të rendit juridik, të shtetit ligjor në Shqipëri, duke vërtetuar që ora e Ramës dhe e të tjerëve që janë rreth këmbëve të tij, pecet e këmbëve të tij, ka mbaruar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.