Luana me veshje kombëtare: Zot, bekoje Shqipërinë

0 534

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca, ka postuar një fotografi ku lutet që Zoti ta bekojë Shqipërinë

Këngëtarja e kishte anuluar emisionin e së shtunës në Shqipëri për shkak të viktimave që i shkaktoi tërmeti, por sot ajo e ka paralajmëruar këtë emision duke bërë edhe një lutje për Atdheun e saj.

“Zot i kam sytë e lutjet nga ti. Bekoje Shqipërinë e Shqiptaret!”|, ka shkruar Luana derisa ka treguar se foto e realizuar është bërë për Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 nëntor, gjatë emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Ndryshe, edhe Luana ishte njëra prej shumë VIP-ve shqiptarë të cilët këtë javë kanë vënë në kapacitet tërë qenien e tyre në ndihmë personave që u goditën nga tërmeti në Shqipëri. /GazetaExpress/

Leave A Reply

Your email address will not be published.