Lufta e katërt botërore do jetë me shpata!

0 160

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Ushtria hodhi raketa në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke shënjestruar objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, pak para agimit të së enjtes, ndërsa zbarkoi ushtarët në bregun jugor të vendit. Sulmi filloi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainasit thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.

Presidenti rus u shfaq i zemëruar në një fjalim që u transmetua pak para orës 04 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore, duke theksuar se nuk mund të toleronte më ato, që ai i quajti kërcënime nga Ukraina. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke paralajmëruar fuqitë e jashtme që të mos ndërhyjnë, ndryshe do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.

Ky ishte kërcënim serioz për shtetet e NATO-s, ndërkohë presidenti amerikan i dënoi ashpër këto sulme dhe tha se do të kundërpërgjigjemi pa asnjë hezitim. Edhe numri një i NATO-s paralajmëroi reagim të shpejtë dhe të fortë. Kancelari gjerman ishte më i kujdesshëm ndonëse e dënoi sulmin rus. Nga ana tjetër kryeministri britanik shkoi me larg ku nënvizoi se nëse nuk ndalon presidenti rus atëhere ta godasim ushtarakisht si NATO.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se udhëheqësit e bllokut 27 vendesh do të diskutojnë sanksione të reja, të ashpra ndaj Rusisë në një takim urgjent më vonë të enjten, si reagim ndaj “sulmit barbar” të saj ndaj Ukrainës.

“Presidenti Putin është përgjegjës për kthimin e luftës në Evropë”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se BE-ja do ta mbajë “përgjegjës për këtë”.

“Me këtë paketë (sanksionesh), ne do të synojmë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar qasjen e tyre në teknologjitë dhe tregjet thelbësore”, tha ajo. “Ne do të dobësojmë themelet ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.

Përveç kësaj, tha ajo, “ne do të ngrijmë pasuritë ruse në BE dhe do të ndalojmë qasjen e bankave ruse në tregun financiar evropian”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se sulmi rus ndaj Ukrainës përbën “pikë kthese” në historinë evropiane.

Kjo është një flakë që po u ndez nuk ndalon më.

Richard Shirreff, ish-zëvendës Komandanti suprem i NATO-s , ka thënë sot se linja e parë e mbrojtjes së Britanisë është tani kufiri i ish-shteteve sovjetike që kanë frikë se mund të jenë të radhës pas pushtimit të Ukrainës .

“Ekziston mundësia që ne si komb së shpejti të jemi në luftë me Rusinë. Ne në këtë vend duhet të pranojmë se siguria jonë nuk fillon në shkëmbinjtë e bardhë të Doverit  ajo fillon në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë”- tha ish numri dy i NATO-s. Por ajo që ai theksoi sot në mediat britanike krijon me tepër frikë.

““Është shumë e mundur që Rusia të zhvendoset në vendet e NATO-s dhe të çojë në luftë me tridhjetë vende”. Në fund ish-gjenerali i lartë i NATO- se Britania ose NATO nuk mund të vendosen në Ukrainë, sepse kjo do të përshpejtojë një luftë të tretë botërore”.

Ndaj duhet gjetur zgjidhje nga NATO dhe SHBA, pasi nëse fillon lufta e tretë botërore, atëhere lufta e katërt botërore me siguri do të bëhet me shpata dhe heshta si para shumë shekujsh!

Leave A Reply

Your email address will not be published.