Lufta kundër kriminalitetit, Çela: Të identifikohen mangësitë ligjore

0 309

Për Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, ndryshimet kushtetuese dhe ligjore mbi të cilat vepron prokuroria kanë krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit paraprak, i cili kontrollon hetimin dhe ka kompetenca që më parë i kishte vetëm prokurori.

Gjatë prezantimit të rekomandimeve prioritare të qeverisë për Prokurorin e Përgjithshëm në luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2020, Çela theksoi se prokurori dhe gjyqtari paraprake nuk e kanë mundësinë të veprojnë si një strukturë e mirëdefinuar vendimmarrëse.

“Për këtë arsye vlerësoj se ka ardhur koha që të rikonceptohet modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe rekomandimeve që marrin në konsideratë kuadrin kushtetues dhe ligjor, duke mos përjashtuar mundësinë e identifikimit të paqartësive apo mangësive ligjore në këtë drejtim”.

Çela vlerësoi si problematik edhe mungesën e hapësirës ligjore për t’i adresuar rekomandimet e qeverisë për luftën kundër kriminalitetit. “Ekzekutivi duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të rregulluar këtë anomali, pasi struktura kompetente për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është Prokuroria e Posaçme, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.