Lufta sapo ka filluar: Berisha dhe Basha kokë më kokë dhe kokë për kokë!

0 199

Ndodhi ajo që nuk e mendonte njeri në PD dhe as në endërr nuk e kishte parë Sali Berisha.

Lulzim Basha thotë se ka përjashtuar përgjithmonë ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, ndërkohë që Bashën Kuvendi i datës 11 dhjetor 2021 e ka shkarkuar, shkruan “Koha Jonë”.

Edhe nëse Basha do të ishte kryetar, prapë ky është një turp.

E përjashtoi nga PD-ja pikërisht njeriu që e mori në PD!

E përjashtoi njeriu që Berisha e bëri deputet, ministër, kryetar bashkie dhe kryetar PD-je!

E përjashtoi njeriu të cilin PS-ja e donte në burg për aferat e Rrugës së Kombit, por që e shpëtoi Berisha!

E përjashtoi njeriu që e shkatërroi PD-në me humbje të njëpasnjëshme elektorale.

Tani nuk ka mbetur gjë tjetër mes tyre; vetëm luftë kokë për kokë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.