”Lugina e Vdekjes”, thyen rekordin e temperaturës më të lartë në Tokë

0 376

Është shënuar temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë dhe është shënuar në parkun kombëtar të “Luginës së Vdekjes” në Kaliforni. Mërkuri preku atje vlerën e 54,4 gradë celsius, ndërsa bregdeti perëndimor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga një valë e të nxehtit.

Temperaturat pritet të rriten edhe më tej gjatë javës. Kushtet ekstreme sollën mungesë dyditore të energjisë në Kaliforni, pasi një termocentral pësoi një defekt gjatë së shtunës.

Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në Tokë ishte 54 gradë celsius, e regjistruar po në “Luginën e Vdekjes” në vitin 2013. Një tjetër temperaturë rekord për planetin, prej 55 gradësh ishte regjistruar në Tunizi në vitin 1931, por ekspertët nuk mendojnë se matja e temperaturës në atë kohë ishte e besueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.