Lulzim Basha merret në SPAK për 3.4 milionë euro

0 197

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është marrë në këto momente në SPAK nga prokurorët belgë, të cilët po hetojnë mafien shqiptaro-belge që kanë lidhje me një makinë e cila po vinte me miliona euro në Durrës. Në qershor 2008 Lulzim Basha doli në parlament dhe tha se po vijnë miliona euro në “Toyto Yaris” në traget.  Për këtë po dëshmon Basha se nga e dinte ai dhe pse foli duke prishur operacionin ndërkombëtar.

Thirrja e Bashës lidhet me deklaratat e tij për milionat e eurove të “Toyota Yaris” e cila u kap në portin e Durrësit, ndërkohë që shërbimet intelegjente dhe ato të Policisë po e ndiqnin për të parë kush do të ishte pritësi i milionave.

Prokurorët belgë po e pyesin Lulzim Bashën në lidhje se nga e dinte ai për këto miliona euro dhe pse e dekonspiroi operacionin policor.

Për “Toyota Yaris” është akuzuar edhe Taulant Balla dhe disa të tjerë, por ai e ka mohuar.

Në Tiranë ndodhen 6 prokurorë belgë dhe prej tre ditësh po hetojnë në lidhje me këtë operacion të dekonspiruar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.