Lumi i Shalës një atraksion turistik

0 372

Lumi i Shalës vitet e fundit është kthyer një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Ai shtrihet në liqenin e Komanit dhe cilësohet si një “parajsë e vogël” mes shkëmbinjsh të thepisur.

Lumi i Shalës vitet e fundit është vizituar nga një numër i lartë turistësh por këtë vit si pasojë e pandemisë së Covid-19, do të presë vetëm turistët vendas.

Pamjet piktoreske të natyrës së paeksploruar të japin një ndjesi qetësie që e ka kthyer këtë zonë në një destinacion të preferuar për pushuesit vitet e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.