Macron emëron kryeministren e re/ Elisabeth Borne e para grua në 3 dekada që kryeson qeverinë franceze

0 42

Kryeministri francez Jean Castex i ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, në një lëvizje të pritshme pas rizgjedhjes muajin e kaluar të këtij të fundit.

Pas dorëzimit të dorëheqjes, Macon ka caktuar edhe kryeministren e re të vendit. Të përshtatshme për këtë post, ai ka vlerësuar ministren e Punës Elisabeth Borne, e cila u bë e para grua në krye të qeverisë franceze në më shumë se 30 vjet, raportoi France24.

Pallati Elysée tha se Borne tani do të ngarkohej me formimin e një qeverie. Deri më tani, e vetmja grua në krye të një kabineti francez ishte Edith Cresson nga maji 1991 deri në prill 1992 nën presidentin Francois Mitterrand.

Macron dhe kryeministri i tij i ri më pas do të zhvillojnë bisedime për të emëruar qeverinë e re të plotë të Francës në ditët në vijim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.