Majko-opozitës: Negocioni, politika nuk mbaron sot

0 20

”Politika është matematikë. Do të vijë në këtë sallë të votohet, do të duhet vota juaj. Pa votën tuaj, ne nuk mund të ratifikojmë asnjë lloj marrëveshjeje. Ka shumë skuadra të mëdha, në shumë sporte, ku zëvendësuesit kanë bërë historinë”.

Kështu është shprehur Ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Prej vitesh në politikë, ai e di se ajo nuk luhet vetëm për interesa të momentit, ndaj ka një këshillë të dytë për deputetët e opozitës.

”Të kemi dialog në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Pa dialog, kjo punë nuk zgjidhet. Mendoj që nuk duhet të vetëpërjashtohen. E vetmja mundësi është që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të flasin fort dhe të ulemi të dialogojmë për situatën. Duhet parë në vazhdim, politika nuk mbaron sot dhe nesër”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.