Të paktën një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një rrugë të frekuentuar të Berlinit.
Zyrtarët e urgjencës thonë se është e paqartë nëse incidenti, i cili ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale ishte i qëllimshëm apo një aksident, raporton BBC.
Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi është arrestuar në vendngjarje.
Incidenti ndodhi në cepin e rrugëve të ngarkuara Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në Berlinin perëndimor.