Makina inteligjente në rrugët e vendit, pezullohen 256 leje drejtimi

0 22

Policia e Shtetit po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët automatikë.

Gjatë 48 orëve të fundit makina inteligjente ka vijuar punën e saj në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë, si dhe në Durrës, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Nga kontrollet në këto akse rrugore, për 48 orë, janë pezulluar 256 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 343 gjoba për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjithashtu, nga 256 drejtues mjetesh të skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë, 107 prej tyre janë konstatuar me 3 shkelje njëherësh, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, si dhe automjete të transportit publik, autobusë dhe taksi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.