Mamaja e Neymar sulmohet sërish nga i dashuri, shumë vite më i ri se ajo

0 209

Një episod i ri i dhunës gjinore trondit familjen e Neymar. Nadine Goncalves, nënës së yllit të PSG, iu desh të ikte nga kryeqyteti prej sulmit fizik të të dashurit të saj shumë vit më të ri. Edhe pse marrëdhënia sentimentale mes Nadine dhe Tiago Ramos ka qenë gjithmonë sa pasionante, aq edhe e dhunshme, ky skandal i fundit shënon momentet më të këqija të miqësisë së tyre.

Kujtojmë se lidhja ishte prishur më shumë se një vit më parë si pasojë e sulmeve të tërbuara të të riut. Kundërshtimi i të gjithë familjes, përfshirë Neymarin, do të ishte gjithashtu një nga arsyet që do të shkaktonte ndarjen. Megjithatë, prej muajsh qarkullonin thashetheme se të dy takoheshin privatisht.

Kjo lidhje e fshehur është zbuluar me një skandal të ri nga shtypi brazilian. Javën e kaluar, nëna e Neymar u largua nga një apartament në Rio de Zhaneiro për shkak të zemërimit të të dashurit të saj. Tiago Ramos jo vetëm që e sulmoi Nadine, por edhe i shkatërroi banesën.

Fqinjët, të alarmuar nga britmat, zhurmat dhe të qarat, panë Tiago të largohej befas nga banesa dhe më pas Nadine të dilte e shfytyruar që aty. Nëna e Neymar u largua nga Rio de Zhaneiro për t’u strehuar te familja e saj në Santos.

Fillimisht, kur doli nga banesa, ajo i dha urdhër sigurimit të pallatit që të mos e linin të dashurin e saj të hynte aty. Megjithatë, ai u kthye dhe, duke parë që aksesi i ishte penguar, u tërbua edhe me personelin e sigurisë së godinës.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm dhe nuk dihet nëse Neymar në Paris ka dijeni për sulmin e ri ndaj nënës së tij. Tani për tani, Tiago Ramos duket se nuk i intereson shumë kjo gjë, pasi të nesërmen e sulmit ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, në të cilën shfaqet shumë i relaksuar në bregdet, ndërsa i shpreh sërish dashurinë Nadine…

Leave A Reply

Your email address will not be published.