Man.City merr vendimin për Pep Guardiolën

0 46

Man.City përjetoi një dramë të vërtetë në “Bernabeu” teksa Real Madrid brenda pak minutash e përmbysi duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Parisit. Ky fakt me sa duket nuk ka shumë rëndësi për drejtuesit e City të cilët sipas mediave britanike janë të kënaqur me punën e bërë nga Pep Guardiola, janë të gatshëm ti ofrojnë teknikut spanjoll një kontratë të re, aktualja i skadon në 2023.

Sipas Daily Star, “qytetarët” janë të vendosur të vijojnë bashkëpunimin me Guardiolan teksa i kanë ofruar një kontratë deri në 2025. Jo vetëm kaq, sheikët do të vijojnë të investojnë në skuadër, me një objektiv të qartë, të fitojnë Champions League.

Objektivi kryesor nuk ndryshon, Erling Haaland pritet të jetë “dhurata” e parë për Pep Guardiola, një kusht ky që trajneri i ka vendosur klubit për të rinovuar kontratën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.