Manastirliu: 7 këshilla sesi të mbrohemi nga Covid-19

0 297

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë disa këshilla për qytetarët për mënyrën se si duhet të veprojnë kur dalin me miqtë në kohën e lirë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Manastirliu jep 7 këshilla që duhet të kemi parasysh për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

”NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”.

Ajo rendit rregullat që duhet të zbatojë secili në situatën e pandemisë të shkaktuar prej covid-19.

”Lani duart për 20 sekonda. Kur del me miq vendos maskë. Qëndro të paktën 1 metër larg nga tjetri. Mos prek sytë, hundën gojën. Mbuloni gojën kur kolliteni apo teshtini. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. Dezinfekto objektet që prekni shpesh”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.