Manastirliu: Covid-19 është normalitet i ri, shtoni kujdesin

0 337

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin kundër Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Manastirliu shprehet se të gjithë mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po merr jetë qytetarësh. Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.

“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së Covid-19! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.