Manastirliu: Është ende herët për të nisur futbolli

0 778

Pesë ditë pas kërkesës zyrtare të Federatës Shqiptarë të Futbollit, për të nisur aktivitetin si pasojë e ndërprerjes për shkak të virusit ka ardhur edhe përgjigjja e qeverisë. Në një intervistë për emisionin ”Repolitix”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është ende herët që të mendohet për rinisjen e futbollit dhe pse pa tifozë. “E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e Covid-19 dhe më pas do të vendosim por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.