Manastirliu: Hapet transporti publik. Përdorimi i maskës i detyrueshëm

0 36

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publik vendimin e Komisionit të Ekspertëve për hapjen e transportit publik. Manastirliu nuk ka dhënë datë se kur do hapet transporti publik qytetas apo ndërqytetas por shprehet se maska do jetë e detyrueshme për ata që udhëtojnë si dhe disa masa të tjera, gjithashtu paralajmëron se në këtë drejtim nuk do ketë asnjë tolerancë.

”Duke vlerësuar pa masa sakrificën e secilit prej jush gjatë fazës së parë, ju drejtohem të gjithëve edhe njëherë; të respektojmë rregullat dhe protokollet e sigurisë. Në fund të këtij komunikimi, dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik. Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.