Manastirliu jep lajmin: Kontratë për 1 milion doza Pfizer brenda 2022

0 153

Deri në fund të muajit marsit në Shqipëri do të vijnë 300 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe deri në mbyllje të vitit është parashikuar blerja e 1 milion dozave dhe 500 dozave opsionale. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milion vaksinime, brenda dhe jashtë vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.