Manastirliu: Kanë rënë shtrimet në spitale dhe incidenca! Nuk ndalemi me vaksinimin

0 263

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend, bëri një pasqyrë të situatës së situatës së Covid-19. Manastirliu tha se ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.

“Pozitiviteti është tashmë vetëm 4%. Çlirimi gradual i jetës sociale dhe ekonomike duhet të shoqërohet nga kujdesi. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale. Ekspertët e Komiteti janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike.

Të ecim të vendosur përpara në këto hapat e fundit drejt normalitetit. Ne sot sjellim disa akte normative për të rritur më tej sasinë e vaksinave sinovac. Përpjekjet tona bëhen edhe më domethënëse për sigurimin e vaksinave.

Çdo qytetari që heziton të bëjë vaksinat i them të dëgjojmë autoritetet shëndetësore. Ne nuk do të ndalemi për t’i mundësuar të gjithë shqiptarëve mundësinë për të marrë vaksinën anti-covid”, tha ndër të tjera ministrja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.