Manastirliu: Klubet e natës burim infeksioni

0 354

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu ka deklaruar se duhet të miratohet Akti Normativ për ndalimin e muzikës në klube dhe disko pas orës 20:00. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo theksoi se këto biznese bëhen burim infeksioni. Ministrja nënvizoi më tej se MSH po përgatitet edhe për hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4.

Pjesë nga deklarata

Duam të vendosim penalitetet për klubet e natës dhe diskove. Me punën intesive në terren është konstatuar që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin. Këto janë kthyer në vatra potencile infeksioni. Detyrimi që vendosohet tani nëpërmjet kërij akti normativ, parashikon rritjen e masës së penalitetit edhe pezullimin 1 vjeçar të këtyre subjekteve. Këto masa merren për të mirat e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve.

Si ajo që vendosëm javën e parë, vendosjen e maskave, janë për të mirën e shëndetit. Janë masa për parandaluar virusin, vendosen jo për vendosjen e gjobës në vetevete.

Të rinjtë që frekuentojnë këto klube janë vlerësuar si përhapës të virusit, dhe të rinjtë kështu bëhen vektorë të përhapjes së virusit. Duhet të përgatiteti për rritje të infeksionit Covid-19. Po marrim masa parandaluese. Ne jemi duke punuar në të gjithë sistemin shëndetësor, puna më e madhe është në terren me epidemilologët. Nëse nuk, respektojmë masat duhet të përgatitemi për një rrijte të infeksionit.

Jemi duke punuar edhe për qytetarët që kanë nevojë në banesa. Po fuqizojmë rezevart, skuadrat lëvizëse. Jemi duke u përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitalteve COVID 3 dhe COVID4.

Leave A Reply

Your email address will not be published.