Manastirliu poston fotot shpresëdhënëse: Vjen në jetë Joeli

0 348

Qyteti i Krujës është kthyer në një nga vatrat më të nxehta të shpërthimit të Covid-19 ku deri më tani janë shënuar 65 raste të infektuar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka dedikuar një status në rrjetet sociale spitalit të Krujës ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me Covid-19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment. Manastirliu shkruan se në këtë spital ka ardhur në jetë një bebe i quajtur Joel ndërsa falenderon mjekët që janë kujdesur dhe po kujdesën për personat në nevojë në spitalin e Krujës. Manastirliu shkruan se nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.