Manchester United i jep një tjetër ‘goditje’ Jose Mourinhos

0 437

U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej sfidave të javës së 15-të në Premier Ligën angleze.

Kryendeshja mes Manchester United dhe Tottenham përfundoi me fitoren e “Djajve të kuq” me shifrat 2-1.

Që në minutën e gjashtë, ishte Rashford që çoi në avantazh Manchesterin.

Gjithsesi, të besuarit e Mourinhos reaguan në minutën e 39-të. Pas një aksioni të gjatë, Dele Ali i shpëtoi mbrojtjes dhe barazoi shifrat.

Në minutën e 49-të, Rashford shënoi edhe golin e dytë personal, këtë herë me penallti.

Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati dhe United shkon në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa në thyhet Tottenhami pas dy fitoresh, dhe mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

Në takimet e tjera, Chelsea fitoi 2-1 në shtëpi përballë Aston Vilës. Abraham dhe Maunt shënuan për blutë, ndërkohë që vetëm goli i Trezege nuk mjaftoi për Aston Vilën.

Leicester vazhdon me fitoren, dhe mbrëmjen e sotme mposhti 2-0 Watfordin në shtëpi, falë një penalltie te Xhimi Vardit dhe një goli të Medison në limitet e kohës shtesë.

Wolves arriti një triumf të rëndësishëm, teksa me golat e Dendonker dhe Cutrones mposhti 2-0 West Ham.

Leave A Reply

Your email address will not be published.