Maqedonia e Veriut, vendi me më shumë viktima në rajon. Shqipëria sukses

0 404

Maqedonia e Veriut me 1.9 milion banorë, deri sot ka 77 viktima, ose 33.5 viktima për 1 milion banorë. Shqipëria edhe pse ka rreth 1 milion banorë më shumë, ka shënuar 31 viktima, ose 9 viktima në 1 milion banorë, që i bie tre herë më pak se Maqedonia e Veriut.

Në Kosovë janë shënuar tre fish më pakë viktima se në vendin tonë. Atje jetën e kanë humbur 22 persona që në 1 milion i bie 11 viktima. Serbia ka shifra më pozitive se vendi ynë me numrin e viktimave. Me 7 milion banorë, Serbia ka regjistruar 179 viktima. Në një milion banorë i bije që Serbia ka rreth 24 viktima, ose rreth 9 viktima më pak se Maqedonia e Veriut.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se në dispozicion kanë 1 mijë shtretër por nuk tregojnë se sa shtretër i kanë përdorur që nga shpallja e pandemisë apo sa pacientë kanë qenë të hospitalizuar. Vetëm thonë se aktualisht ka 125 të shtrirë në spitale. Nga ky dikaster thonë se deri tani kanë përdorur 10 për qind të respiratorëve. Shqipëria, jo vetëm që paraqitet si një nga vendet më të suksesshme në rajon, madje edhe në Europë por gjithashtu si asnjë vend tjetër, ishte në ballë të solidarizimit duke dërguar edhe ekipe mjekësh në shtetin e Italisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.