Maradona mbante me bukë 50 familje

0 419

Pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës, po diskutohet shumë për trashëgiminë e tij. Në televizionin “America TV”, Jorge Rial hodhi paksa dritë mbi pasurinë që la pas legjenda e futbollit.

“Shpenzonte rreth 100 000 euro në muaj. Çdo muaj, nga llogaria e Maradonës dilte kjo shifër. Thonte shpesh se mbante me bukë 50 familje. Pse po e them këtë? Nga tani e tutje, dikush duhet të vazhdojë të japë këtë shifër”, tha Rial, duke iu drejtuar kështu të gjithë fëmijëve që Maradona nuk ka njohur dhe që sot po kërkojnë pjesë nga trashëgimia e tij.

Çështja më e nxehtë e momentit është ndarja e pasurisë së “Pibe de Oro” mes fëmijëve të shumtë. Sipas njerëzve të afërt të familjes, pasuria e trashëguar nga vdekja e Maradonës është rreth 75 milionë dollarë.

Problemi është si do të ndahet pasuria e lënë nga legjenda argjentinase. Maradona ka pesë fëmijë të njohur zyrtarisht, nga katër nëna të ndryshme, nga të cilat vetëm njëra është ish-bashkëshortja ligjore. Janë edhe të paktën gjashtë fëmijë që pretendojnë se kanë baba Maradonën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.