Margariti: Pandemia zhyt edhe kulturën, kurse sezoni…

0 322

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka folur për krizën që po shkakton pandemia globale e Covid-19 në këtë sektor. Ajo u shpreh se sot ka zhvilluar një bisedë online me ministrat e kulturës së vendeve anëtare të UNESCO-s, ku ka diskutuar për koordinimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje për të përballuar krizën e madhe që po krijon mbyllja e qendrave kulturore në mbarë globin.

“Sot u zhvillua një takim shumë i rëndësishëm. Mbi 100 ministra kulture të vendeve anëtare të UNESCO-s u mblodhën për të diskutuar për masat e marra në afatin e shkurtër në këto muajt e parë të Covid-19, si për planet dhe masat që duhet të ndërmarrin të koordinuar të gjithë së bashku për të përballur një krizë, që edhe në aspektin e kulturës kthehet në një krizë ekonomike dhe jo vetëm në një krizë sociale dhe kulturore”.

Ministrja theksoi se sot në të gjithë botën janë mbyllur mbi 60 mijë muze, veprim ky që ka shkaktuar një humbje të madhe për këtë sektor. “Në të gjithë botën janë mbi 60 mijë muze që janë të mbyllur. Një pjesë e tyre e vogël ka një mbyllje të pjesshme. Turizmi kulturor po ndjen shumë një rënie të vizitorëve, që përkthehet detyrimisht në të ardhura”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.