Marifetet me statistikat e Covid-19, për të justifikuar vendimin arrogant

0 401

Nga Kastriot Islami

Nuk dhe nuk mund të jem jam në mënyrë absolute kundër mbajtjes së maskës por e konsideroj masën e fundit të qeverisë, të vendosur në mënyrë arbitrare dhe të imponuar me arrogancë nga Edi Rama, siç bënte dikur me sopatë në dorë për të prerë shtyllat elektrike dhe kam shumë dyshime, edhe në mënyrë jo mirë të justifkueshme. Ky veprim “që kudo është i diskutueshëm” dhe kudo në botën demokratike diskutohet vjen në mënyrë arbitrare në Shqipëri ku nuk pyeten ekspertët dhe ku nuk dëgjohen këshillat e specialistëve. Gjithçka vjen turpshëm nga Surreli. Gjithcka imponohet me arrogancë nga Surreli. Gjithçka shitet në mënyrë imorale nga Surreli si “shpëtim i jetës së qytetarëve” që ju garantohet nga menaxheri i Surrelit së bashku me Komitetin e Miqëve dhe Shoqeve të tij…

Edhe njëherë e më qartë: Për cdo masë kaq ekstreme duhen pyetur gjithnjë ekspertët dhe të tillë në Shqipëri, të kualifikuar në laboratorë të famshme jasht vëndit, ka shumë dhe duket se Rama i shpërfillur dhe nuk i ka pyetur fare se nuk i duron dot. Kaq i thjeshtë është kontestimi im ndonëse kam lexuar dhe lexoj shumë për këtë çështje! Por më e rënda është gjetiu. Së pari mënyra policore për të vënë në zbatim një masë arbitrare dhe arrogante. Me siguri kjo masë pas pak ditësh do të degjenerojë dhe pas pak javësh do të konsiderohet e dështuar.

Së dyti, dyshoj për përpjekje diabolike për të futur duart në statistikat e Covid-19 për të justifikuar në media apo për të bërë të besueshme te publiku masën arbitrare dhe arrogante të mbajtjes së maskës. Shikoj një tentativë për të rritur numrin e të infektuarëve përmes rritjes diabolike të rritjes së numrit të testeve. Për të qënë të sinqertë, prej disa kohësh unë por vecanërisht ekspertë të ndryshëm kanë kërkuar rritjen e numrit ditor të testeve sepse vetëm kështu do të mund të menaxhohej me më efikasitet përhapja e virusit. Për këtë nuk ka asnjë kthim mbrapsh… Pra thënë ndryshe, duhet përshëndetur rritja e fundit e numrit të testeve. Po ku është problemi do të pyeste ndokush? Fillimisht Rama duhet të paranojë se për cfarë arsyesje po e rrit gjatë ditëve te fundit dnumrin e testeve ditore, ndërkohë që deri para dy javësh e refuzonte kategorikisht dhe tallej me ata apo i ofendonte ata që ja propozonin një gjë të tillë? Përse? Përse?

Me tej ekspertët, duhet të sqarojnë nëse rritja e infektimeve lidhet me rritjen e numrit të testeve apo me dicka tjetër? Dyshoj shumë se numri i testeve është rritur për të krijuar përshtypjen e rritjes së numrit të të infektuarëve dhe kështu për të justifikuar vendosjen arrogante të maskave. Ndërkohë që nuk pranohet e vërteta, që rritja e përhapjes së virusit ndodh prej gati një muaj dhe qeveria duhet të stigmatizohet për paaftësi e papërgjegjshmëri në menaxhimin e situatës. Ndërkohë që me rritjen e testimeve dhe për rredhojë edhe të infektimeve gjatë shtator-tetor 2020, me shumë gjasa pas 2-3 javësh, pra në në fillim të nëntorit, qeveria do të ulë përsëri numrin e testeve dhe do të mburret se e uli edhe numrin e infektimeve ngaqë menaxhimi prej saj ishte efikas dhe i sukseshëm.

Ndërkohë që prej 1 muaji Rama duket se ka futur duart për të manipuluar statistikat e kësaj pandemie dhe po bën marifete me shifrat statistikore të Covid-19? Qofsha i gabuar! Por dyshimet për një individ që dhunon një marrëveshje të firmosur në rezidencën e ambasadores amerikane nuk është aspak cudi që tinëzisht e djallëzisht të fusë duart për të manipuluar statistikat e Covid-19. Opozita duhet të hetojë se c’po ndodh e të deklarojë se dosja e të gjithë atyre që abuzojnë me shifrat e kësaj pandemie, që ndryshe do të thotë abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, do të dërgohet pas zgjedhjeve në SPAK dhe do të insistohet për ndëshkimin e tyre dhe s’do të ketë shpëtim edhe nëse masat janë kolektive.

Kujtoj rastin e Oto Adolf Eichman, konceptues e realizues kryesor i Holokaustit i cili ndonëse u fsheh djallëzisht në Argjentinë për më shumë se 12 vjet, u kap, gjykua dhe u var nga shteti dhe gjyqsori i Izraelit. Thjesht e vetëm për të dhënë mesazhin se çdo e keqe duhet të ndëshkohet që të mos përsëritet. Për këtë qasje ka nevojë vendin ynë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.