Mark Marku shfaq probleme shëndetësore, qeveria i jep 1 mln lekë për kurim

0 31

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike ka marrë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh nga qeveria për shkak të problemeve shëndetësore.

Në vendimin e qeverisë të datës 29 Prill që mban firmën e zv/ kryeministrit, Arben Ahmetaj, thuhet se ky shpenzim do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi

Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2022 me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku në masën 1 014 000 (një milion e katërmbëdhjetë mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.