Marrëdhënie intime me sekretaren, pushohet nga detyra zyrtari (VIDEO)

0 569

Covid-19 detyroi milion bizneseve në botë që të zhvillojnë takime online por jo vetëm kompanitë private. Një zyrtar qeveritar në Filipine, është parë duke bërë seks me sekretaren e tij, teksa ishte në një mbledhje “Zoom” me kolegë të tjerë.

Mësohet se anëtarët e këshillit në fshatin Fatima Dos, në Cavite, ishin duke pritur nisjen e konferencës, pasi shefi i tyre Jesus Estil këtë herë ishte me vonesë.

Estil u paraqit në takim por ai shtypi butonin e gabuar dhe e la kamerën ndezur. Teksa ishte duke biseduar me kolegët, njëkohësisht po kryente marrëdhënie intime me sekretaren.

Kurse kolegët, të habitur panë të gjithë skenën. Pas publikimit të video-s kanë reaguar dhe autoritetet, të cilët shkarkuan menjëherë nga detyra Estil dhe sekretaren e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.